Rreth nesh
Shoqata Stomatologjike Shqiptare eshte themeluar ne vitin 1998 dhe eshte organizata me e madhe e cila perfaqeson gjithe profesionistet dentare ne Shqiperi. Kjo organizate funksionon mbi baza vullnetare dhe drejtohet nga kryesia.
Ajo punon per ngritjen profesionale dhe ruajtjen e autonomise profesionale dhe informon shtresat e ndryshme te popullsise per menyren e parandalimit apo trajtimit te patologjive qe lidhen me kavitetin e gojes.
Gjithashtu bashkepunon me organizata profesionale (dentare) brenda dhe jashte vendit dhe intitucione private dhe shteterore Shqiptare per arrijen e standardeve te larta profesionale dhe permiresimin e cilesise se sherbimit qe i ofrohet komunitetit. Si organizata me e madhe dhe me e vjeter profesionale dentare ajo ofron ekspertizen e saj ne hartimin e politikave, strategjive, akteve ligjore dhe nenligjore apo probleme klinike nepermjet specialisteve me te mire ne vend.
Eshte e dokumentuar se dentistria Shqiptare daton qe ne fillimet e shekullit te XX. Kjo i referohet diplomave te Dr. Hasan Kadukut dhe reklames se aktivitetit te tij ne revisten "Zemra e Krishtit". Ne 10-05-1931 formohet Federata e pare e Dentisteve ne Shqiperi.
Ne vitin 1998 u krijua Shoqata Stomatologjike Shqiptare drejtuar nga Prof. Ruzhdie Qafmolla ( kryetare) dhe Prof. Pavli Kongo e Dr. Zenel Kokomiri (nenkryetare) dhe Mimoza Dule si Sekretare.
Me vone Shoqata Stomatologjike Shqiptare u drejtua nga Prof. Asc. Rozarka Budina si kryetare e ShSSh, nenkryetar Dr. Sidrit Beqiri dhe sekretare Prof. Asc. Virgjini Mulo.
Sot SHDSH drejtohet nga Prof. Asoc. Dorjan Hysi (Kryetar), Dr. Ariana Malltezi (Nen Kryetare) dhe Dr. Manola Kelmendi (Sekretare e Pergjithshme).
Shoqata Stomatologjike Shqiptare tashme quhet Shoqata Dentare Shqiptare (SHDSH) dhe ne organizmat nderkombetare prezantohet Albanian Dental Association. SHDSH nxit te gjithe profesionistet dentar te behen pjese e saj nepermjet antaresimit dhe rianetaresimit vjetor. SHDSH eshte antare e disa shoqateve profesionale nderkombetare si FDI (Federata Dentare Nderkombetare), BaSS (Shoqaten Ballkanike te Stomatologjise) etj.
SHDSH eshte e hapur per marreveshje bashkepunimi edhe me institucionet publike dhe private te cilat kane ne misionin e tyre permiresimin e sherbimit dentar. fushes dentare kur kjo ndihmon cilesine dhe profesionin. SHDSH organizon aktivitete shkencore ne nivele kombetar dhe nderkombetar per te promovuar prezantimin e punimeve shkencore te profesionisteve Shqipetar por edhe per shkembimin e eksperiencave me kolege te vendeve te tjera. Keto aktivitet ndihmojne ne edukimin ne vazhdim te profesionisteve te stomatologjise (dentistrise):
E-mail: contact@shdsh.org
Web Page: www.shdsh.org
Facebook: www.facebook.com/shoqatadentareshqiptare.stomatologjike
Misioni i shoqates
Shoqata Dentare Shqiptare (SHDSH) perfaqeson stomatologet (dentistet) Shqiptare ne organizma te ndryshme kombetare dhe nderkombetare.
SHDSH eshte pike referimi per institucionet shteterore, prodhuesit dhe shperndaresit e materjaleve dentare, mediat dhe opinionin publik per çdo event ne fushen e shendetit oral ne Shqiperi.
SHDSH bashkepunon me institucione shteterore me qellim pergatitjen e akteve ligjore, nenligjore, standardeve dhe dokumentave te tjera te rendesishme te cilat ndihmojne permiresimin e sherbimit dentar ne Shqiperi dhe ruajtjen e autonomise profesionale.
SHDSH ndihmon publikun me keshilla per patologjite dentare dhe menyren e parandalimit dhe trajtimit te tyre.
SHDSH organizon ose bashkepunon ne projekte dhe aktivitete te ndryshme te cilat kane per qellim permiresimin e shendetit dentar te publikut dhe edukimin ne vazhdimesi te profesionisteve dentar.